Kërko
Shpallje/Njoftime

FTESË E HAPUR "NDËRMENDJE"

11.10.2017

Bashkia Shkodër shpall ftesë të hapur për aktivitetin artistiko-kulturor “Ndërmendje”.

Përshkrimi i projektit:

“Ndërmendje” është titulluar koncerti i fundvitit, i kthyer tashmë në traditë në qytetin tonë. Ai zhvillohet çdo fund dhjetori dhe është një aktivitet i nivelit të lartë artistik. Në këtë aktivitet performohet muzikë e kultivuar, e autorëve më të njohur botëror dhe vendas të zhanrrit klasik.

Projekti “Ndërmendje” filloi në vitin 2008 si një bashkim i instrumentistëve më të mirë të qytetit dhe të ftuar, të cilët formuan për herë të parë pas shumë vitesh orkestrën simfonike.

Në këtë kuadër Bashkia Shkodër vazhdon ta mbështesë këtë projekt nga viti në vit.

Këtë vit koncerti “Ndërmendje” do të zhvillohet në datën 28 dhjetor 2017 në Teatrin “Migjeni”.

Qëllimi i projektit:

  • Edukimi i spektatorit me muzikën klasike, si një vlerë e padiskutueshme artistike.
  • Ruajtja e traditës.
  • Promovimi i muzikës së kultivuar.
  • Gjallërimi i jetës artistike dhe pasurimi i atmosferës së festave të fundvitit.

Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit :

Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë 10/10/2017në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër.

Data e fundit e aplikimeve 24/10/2017.

Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër do të mblidhet me datën 28/10/2017

Shpallja e fituesit do të bëhet me datë 31/10/2017.

Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Shkodër.

Kriteret që kërkohen për organizimin e këtij koncerti:

  • Subjekti duhet të ketë eksperiencë në organizimin e eventeve të ngjashme;
  • Subjekti duhet të jetë i njohur në rrethin artistik dhe më gjërë;
  • Repertori që do shfaqet për spektatorin duhet të jetë i zhanrrit klasik, ku përveç repertorit për formacion simfonik, mund të përfshihen edhe pjesë korale, muzikë dhome, muzikë instrumentale, apo edhe solistike.

Të drejtën për të aplikuar e kanë:

Çdo person fizik/juridik i regjistruar dhe që ushtron veprimtari në një nga fushat artistike, kulturore;

Nuk mund të aplikojnë:

Personat juridikë publikë që përfaqësojnë institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore, qëndrore ose vendore, që vetefinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të miratuara me ligj.

Dorëzimi i dokumentacionit:

Aplikuesit duhet të dorëzojnë projektin dhe dokumentat e tjera të kërkuara tek Zyra me Një Ndalesë, pranë Bashkisë Shkodër, sipas kritereve të përcaktuara në formularin tip bashkëngjitur kësaj ftese.

Fondi limitështë 1.100.000 lekë

 

Kriteret e kërkuara:

 

  1. Operatori që merr përsipër realizimin e këtij koncerti të muzikës klasike, duhet të ketë eksperiencë të njohur në zhvillimin e aktiviteteve artistiko-kulturore.
  2. Operatori duhet të ketë në CV-në e tij arritje dhe suksese të vërtetueshme në evente të tilla;
  3. Operatori duhet të ketë bashkëpunime artistike të nivelit të lartë.
  4. Vlerësohet cilësia artistike e projektit.

Specifikime të tjera:

  1. Aktiviteti do të zhvillohet në qytetin e Shkodrës, në sallën e Teatrit “Migjeni”.
  2. Dita e zhvillimit të tij do të jetë me datën 28 dhjetor 2017.
  3. Orari i preferuar është mbasdreke.
  4. Kohëzgjatja e aktivitetit duhet të jetë jo më pak se 1 orë e 30 minuta dhe jo më gjatë se 1 orë e 45 minuta.
  5. Repertori artistik duhet të jetë i muzikës klasike dhe mund të përmbajë muzikë simfonike, korale, muzikë dhome, repertor solistik e të tjera.
  6. Autorët e përzgjedhur për t’u shfaqur në këtë aktivitet duhet të jenë shqiptarë dhe të huaj.
  7. Preferohet pjesëmarrja e të paktën një solisti të njohur në skenat kombëtare dhe ndërkombëtare të muzikës klasike.

 

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2014 - © Bashkia e Shkodrës