Kërko
Shpallje/Njoftime

FTESË E HAPUR - Karnavale 2018

09.01.2018

Bashkia Shkodër shpall ftesë të hapur për organizimin e aktivitetit artistiko-kulturor “Karnavale”.

Përshkrimi i projektit:

Karnavalet e Shkodrës e kanë fillimin e tyre në vitin 1861. Ndër vite organizimi i tyre është kthyer në festë në qytetin tonë.

Bashkia Shkodër e mbështet çdo vit këtë projekt, si një vlerë e padiskutueshme e trashëgimisëtonë shpirtërore. Ne cdo vit festimi i Karnavaleve eshte kthyer në tipologjinë e tyre tradicionale, ku përmes humorit tipik shkodran, sarkazmën e përdorur për të thumbuar realitetin, si dhe butaforitë e ndryshme, bënë që “Karnavale”, përveç argëtimit të përcjellin edhe mesazhe të qarta sociale, politike dhe artistiko-kulturore.

Synimi ynë edhe këtë vit, është të ruajmë traditën e organizimit të Karnavaleve, sipas tipologjisë të vendit tonë.

“Karnavale 2018” do të zhvillohen në datat 8-9-10-11 shkurt 2018, duke patur si synim kryesor, përfshijen e sa më shumë pjesëmarrësve të grupeve artistike dhe nga ana e publikut.

Qëllimi i projektit:

  • Ruajtja e traditës së Karnavaleve tipike shkodrane;
  • Nxitja e turizmit kulturor, përmes promovimit të Karnavaleve;
  • Pasurimi i jetës artistiko-kulturore.

Aplikimi:

Të drejtën për të aplikuar e kanë:

  1. Çdo person fizik/juridik i regjistruar dhe që ushtron veprimtari artistiko-kulturore;
  2. Aplikimi për organizimin e këtij projekti duhet të paraqitet në formën sipas formularit tip, bashkëngjitur kësaj ftese.

Nuk mund të aplikojnë:

Personat juridikë publikë që përfaqësojnë institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore, qëndrore ose vendore, që vetfinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të miratuara me ligj.

Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit :

Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë 09/01/2018 në faqen zyrtare të Bashkisë Shkoder www.bashkiashkoder.gov.al.

Data e fundit e aplikimeve 13/01/2017

Shënim: Meqenëse data 13 janar eshtë e shtunë, dorëzimi i aplikimeve do të mbyllet me datë 15 janar ora 12:00

Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër do të mblidhet me datën 15/01/2018

Shpallja e fituesit do të bëhet me date 22/01/2018.

Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Shkodër.

Dorëzimi i dokumentacionit:

Aplikuesit duhet të dorëzojnë projektin dhe dokumentat e tjera të kërkuara tek Zyra me një Ndalesë (Z1N), pranë Bashkisë Shkodër, sipas kritereve të përcaktuara në formularin tip bashkëngjitur kësaj ftese, i cili duhet të plotësohet në mënyrë elektronike.

Fondi limit është 560.000 lekë.

Kriteret e kërkuara:

  1. Operatori që merr përsipër realizimin e Karnavaleve, duhet të ketë eksperiencë të njohur në zhvillimin e aktiviteteve artistiko-kulturore.
  2. Operatori duhet të ketë në CV-në e tij arritje dhe suksese të vërtetueshme në evente të tilla;
  3. Vlerësohet cilësia artistike e projektit.
  4. Në projekt duhet të parashikohet organizimi i paradave tradicionale karnavaleske, ku mund të përfshihen institucionet arsimore të të gjitha niveleve, organizatat, grupe artistike, qytetarë të thjeshtë etj;
  5. Në projekt duhet të parashikohen elementë tradicionalë të tipologjisë së karnavaleve shkodrane, siç mund të jenë, karvani shëtitës karnavalesk, bejtat tipike shkodrane, veshjet tipike, dordoleci etj.

 

 

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës