Kërko
Shpallje/Njoftime

FTESË E HAPUR - Festivali i 56-të Kombëtar i Këngës për Fëmijë

10.04.2018

Bashkia Shkodër shpall ftesë të hapur për organizmin e disa zërave në realizimin e “Festivalit të 56-të Kombëtar të Këngës për Fëmijë”.

Përshkrimi i projektit:

Në fillim të muajit qershor 2018, do të organizohet “Festivalit të 56-të Kombëtar të Këngës për Fëmijë”, me pjesëmarrje të krijuesve dhe interpretuesve të vegjël nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe diaspora.

Ky festival vjen si vazhdimësi e traditës 55-vjeçare në qytetin e Shkodrës dhe paraqet vlerat më të spikatura të këngës shqiptare për fëmijë përmes angazhimit të krijuesve më të spikatur të të gjitha trevave. Formati i tij “live” prej disa vitesh do të angazhojë mjeshtrat më të mirë të këngës dhe të aranzhimit.

“Festivalit të 56-të Kombëtar të Këngës për Fëmijë” organizohet nga Bashkia Shkodër, Drejtoria Arsimore Rajonale Shkodër, në bashkëpunim me Radio Televizionin Publik Shqiptar dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

Qëllimi i projektit:

Pasurimi i fondit të këngës shqiptare për fëmijë.

Vazhdimi i traditës 55-vjeçare i organizimit të “Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë” në qytetin e Shkodrës.

Rritja e cilësisë të jetës kulturore në qytetin e Shkodrës nëpërmjet inkurajimit dhe mbështetjes së brezit të ri.

Identifikimi i talenteve të reja në fushën e interpretimit të këngës nëpërmjet zhvillimit të aktiviteteve artistiko-kulturore.

“Festivali Kombëtar i Këngës për Fëmijë” është trashëgimia e këngës për fëmijë si dhe një ndër ngjarjet e vetme edukative për krijimtarinë për fëmijë.

Aplikimi:

1. Të drejtën për të aplikuar e kanë:

a) Çdo person fizik/juridik i regjistruar dhe që ushtron veprimtari artistiko-kulturore;

2. Aplikimi për organizimin e këtij projekti duhet të paraqitet në formën sipas formularit tip, bashkëngjitur kësaj ftese.

Nuk mund të aplikojnë:

Personat juridikë publikë që përfaqësojnë institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore, qëndrore ose vendore, që vetfinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të miratuara me ligj.

Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit :

Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më date 10/04/2018.

Data e fundit e aplikimeve 25/04/2018.

Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër do të mblidhet me datën 30/04/2017.

Shpallja e fituesit do të bëhet me date 08/05/2018.

Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Shkodër.

Dorëzimi i dokumentacionit:

Aplikuesit duhet të dorëzojnë projektin dhe dokumentat e tjera të kërkuara tek Zyra me një Ndalesë, pranë Bashkisë Shkodër, sipas kritereve të kërkuara.

Fondi limit është 2.400.000 lekë dhe përfshin:

Honorare për:

  • Krijuesit e këngëve;
  • Realizimin artistik;
  • Çmimet fituese.

Kriteret e kërkuara:

  1. Operatori që merr përsipër realizimin e këtyre zërave, duhet të ketë experience mbi 10 vjeçare në organizimin e veprimtarive artistiko-kulturore mbarë shqiptare për fëmijë;
  2. Operatori duhet të ketë në CV-në e tij arritje dhe suksese të vërtetueshme në evente të tilla;
  3. Duhet të ketë bashkëpunime artistike cilësore me trevat mbarëshqiptare dhe diasporën;
  4. Operatori duhet të operojë në bashkëpunim me udhëheqësin artistik dhe Drejtorin e Festivalit.

Specifika të tjera për organizimin e disa zërave në realizimin e “Festivalit të 56-të Kombëtar të Këngës për Fëmijë”:

Nr

Pershkrimi

1

Krijimtaria

1.1

Këngë (Autorët e këngëve)/ Tekst shkruesit/ Aranzhuesit

2

Realizimi

2.1

Drejtim skenik(prezantues)

2.2

Mjeshtra kori

2.3

Koordinator

2.4

Organizator (Bashkëpuntorë)

2.5

Numra artistik të ftuar

2.6

Ekipi menaxherial i jurisë fëmijëve

Menaxhues

Juristi

2.7

Ruajtja e veprimtarisë

2.8

Shërbime për veprimtarinë

2.9

Stimulimi i artistëve të vegjël

3

Çmimet

3.1

Çmimi i parë

3.2

Çmimet e dyta

3.3

Çmimet e treta

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës