Kërko
Shpallje/Njoftime

FTESË E HAPUR - “Festa e Thethit”

11.04.2018

Bashkia Shkodër shpall ftesë të hapur për organizimin e aktivitetit “Festa e Thethit”.

Përshkrimi i projektit:

Zona e Thethit është një nga destinacionet më atraktive të territorit të Bashkisë Shkodër e më gjërë. Vitet e fundit Thethi është konsoliduar mjaft mirë si destinacion turistik malor dhe zhvillimi i turizmit aty është në rritje. Me ndryshimin e reformës territoriale administrative dhe kalimin e atij territori nën administrimin e Bashkisë Shkodër lind nevoja e një promovimi më të organizuar në mënyrë që të rritet akoma më shumë numri i vizitorëve në Theth. Për këtë është menduar që me datë 26 maj të organizohet një feste që do të çelë sezonin turistik në Theth. Kjo festë ka për qëllim të promovojë Thethin si destinacion turistik edhe tek vizitorët vendas pasi aktualisht ata përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të turizmit në Theth.

Qëllimi i projektit:

Promovimi i vlerave natyrore turistike të fshatit Theth.

Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit:

Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet me datë 11/04/2018 në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër www.bashkiashkoder.gov.al

Data e fundit e aplikimeve 25/04/2018.

Këshilli Artistiko – Kulturor i Bashkisë Shkodër do të mblidhet me 30/04/2018.

Shpallja e fituesit do të bëhet me datë 03/05/2018.

Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Shkodër.

Të drejtën për të aplikuar e kanë:

Çdo person fizik/juridik i regjistruar dhe që ushtron veprimtari në një nga fushat artistike, kulturore, sportive ose rinore. Subjekti aplikues nuk duhet të ketë detyrime të papaguara vendore, detyrime të ngarkuara nga organet kompetente audituese apo detyrime të ngarkuara nga organe të tjera në favor të Bashkisë Shkodër. Mospërmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi.

Nuk mund të aplikojnë:

Personat juridikë publikë që përfaqësojnë institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore, qëndrore ose vendore, që vetefinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të miratuara me ligj.

Dorëzimi i dokumentacionit:

Aplikuesit duhet të dorëzojnë projektin dhe dokumentat e tjera të kërkuara tek Zyra me një Ndalesë (Z1N), pranë Bashkisë Shkodër, sipas kritereve të përcaktuara në formularin tip bashkëngjitur kësaj ftese, i cili duhet të plotësohet në mënyre elektronike.

Fondi limit është 400.000lek.

Kriteret e kërkuara:

  1. Operatori që merr përsipër realizimin e Festës së Thethit duhet të ketë eksperiencë të njohur në zhvillimin e aktiviteteve të këtij lloji.
  2. Operatori duhet të ketë në CV – në e tij arritje dhe suksese të vërtetueshme në evente të tilla.
  3. Vlerësohet cilësia e projektit.
  4. Mjetet e transportit që do të shërbejnë për të ofruar shërbimin e mësipërm në itinerarin Shkodër – Theth – Shkodër (Brenda dite) – 100 persona, duhet të përmbushin këto karakteristika.
  5. Të kenë certifikatë transporti kombëtar
  6. Makinat të disponojnë të gjithë dokumentacionin ligjor
  7. Operatori ekonomik duhet të mundësojë transportin edhe për cdo rast emergjence që mund të paraqitet.
  8. Të sigurojë 2 guida të specializuara për shëtitjet në atraksionet kryesore të Thethit
  9. Operatori duhet të sigurojë shërbimin e fonisë dhe moderatorit gjatë gjithë kohës që do zhvillohet aktiviteti.
  10. Sherbim zeri, Fonia me fuqi 3 000 WAT line arrey, mikser per live 2 kanalesh, mikrofona statike 2 copë, mikrofona valore 1 copë, 4 bokse.
  11. Të sigurojë një koncert me muzikë live.
  12. Të sigurohet design dhe printimi i materialeve promovuese të aktivitetit (5 postera, 1 baner). 

 

 

 

 

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës