Kërko

E drejta e pronësisë

Kufizimet në blerjen e pronave
Ligji Nr. 8743, datë  22 shkurt 2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, i ndryshuar, bën dallimin  mes pronës shtetërore dhe asaj publike. Sipas tij me “pronë të paluajtshme  shtetërore” kuptohet prona e paluajtshme e qeverisjes qendror dhe e njësive të qeverisjes vendore, ndërsa prona e paluajtshme publike kuptohet ajo pjesë e pronave të paluajtshme të shteti që përmbush funksione themelore dhe të pandashme të shtetit dhe që sjell përfitime në favor të publikut të gjërë. Administrimi i pronës së paluajtshme nga organet shtetërore dhe njësitë e qeverisjes vendore bëhet në përputhje me rregullat e përcaktuara në legjislacionin në fuqi dhe në Kodin Civil.

Qeraja e pasurive të paluajtshme
Të huajt mund të marrin lirisht me qera pasuritë e paluajtshme, në përputhje me dispozitat përkatëse të Kodit Civil dhe legjislacionit përkatës. Kodi Civil nuk parashikon asnjë afat minimal, por periudha  maksimale është 30 vjet, përveç kur parashikohet  ndryshe nga ligje specifike.

Taksa mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme

Kategoritë e ndërtesave Njësia Bashkia Shkodër
Ndërtesa banimi lekë  /m2 300
Ndërtesa të tjera për tregti dhe shërbime lekë  /m2 700
Ndërtesa të tjera lekë  /m2 500

Regjistrimi i pasurive të paluajtshme
Sipas ligjit me nr. 33/2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, i ndryshuar,  tjetërsimi i të drejtës së pronësisë dhe të drejtave të tjera reale mbi tokën dhe ndërtesat bëhet pasi të jenë të regjistruara në regjistrin përkatës. Këto regjistra janë të hapura për publikun dhe përmbajnë të gjitha të dhënat e pasurive të paluajtshme.
Taksa për tjetërsimin e pasurive të paluajtshme
Tjetërsimi i pasurive të paluajtshme  është subjekt i një takse për kalimin e pronësisë që paguhet  nga shitësi. Shuma  e taksës varet nga lloji i pasurisë së paluajtshme dhe vendndodhja  e saj. Taksa e kalimit të pronësisë së truallit është llogaritur duke u bazuar në zonën e pronës që është objekt i transaksionit.
Pagesa e tatimit të kalimit të pronësisë
Tatimi  i kalimit të pronësisë do të paguhet para se të realizohet  regjistrimi i kalimit  të  pasurisë në Regjistrin përkatës. Kalimi i pasurive  të paluajtshme është i përjashtuar nga TVSH-ja. Tatimi paguhet nga shitësi i cili është një person fizik dhe përbëhet nga 15% të kapitalit  të fituar (që vjen si rezultat i llogaritjes së diferencës ndërmjet çmimit të shitjes dhe çmimit të blerjes së pasurisë). Investitorët në biznesin e ndërtimeve, të cilët janë regjistruar në organet tatimore si persona juridikë, me objekt ndërtimin dhe shitjen e pasurive të paluajtshme, nuk janë subjekt i “tatimit” mbi të ardhurat personale nga kalimi i së drejtës së pronësisë. Ata janë subjekt pagues të “taksës” vendore mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme.

  drejta pronesise

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës