Kërko

Cilësia e jetesës

 Shkodra i ka paraprirë zhvillimeve kulturore në Shqipëri duke qëndruar në të njëjtin hap me zhvillimet e qytetërimeve botërore. Artet dhe dijet e kohëve të kaluara janë lëvruar nga dijetarët dhe mendjet e ndritura që ndër vite kanë jetuar në Shkodër duke i dhënë këtij qyteti edhe përkufizimin “Djepi i Kulturës”. Shkodra ka gjenezën e zhvillimeve kulturore dhe artistike pasi këtu janë shkruar librat e parë, janë kënduar këngët e para, janë luajtur dramat si dhe operat e para, dhe kjo dashuri për kulturën është trashëguar në vite.
 Qyteti i Shkodrës njihet ndryshe si qyteti i muzikës. Dashuria për muzikën ka qenë gjithmonë një karakteristikë dalluese e popullit të Shkodrës. Në sajë të marrëdhënieve tregtare, ekonomike, politike, dhe kulturore që Shkodra ka pasur me qytete të rëndësishme në perëndim dhe në lindje, muzika instrumentale dhe vokale u zhvillua me një shpejtësi të lartë, në përputhje me përvojat më të mira të vendeve. Në vitin 1878, u krijua orkestra frymore, duke qenë e para e këtij lloji në Shqipëri.  Në vitin 1930 u krijuan shumë kompani kulturore. Një rëndësi e veçantë i është kushtuar edukimit dhe aktiviteteve muzikore në programet e tyre. U formua dhe u arsimua një brez muzikantësh, të cilët hodhën bazat e zhvillimit të muzikës profesioniste në Shqipëri.

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës