Kërko

Burimet natyrore

Sistemi hidrografik “Liqeni i Shkodrës - Lumi Drin – Lumi Buna”, grumbullon ujërat e një pellgu me sipërfaqe të përgjithshme  prej 19.582 km2.Kjo sipërfaqe e konsiderueshme ujëmbledhëse, me reliev të lartë dhe të thyer malor e me reshje të bollshme intensive, me një ndërtim të posaçëm litologjik të terrenit, në praninë e formacioneve të përshkueshme gëlqerore bën të mundur që rrjeti hidrografik i këtij pellgu të shquhet për një potencial të lartë dhe mjaft të larmishëm hidrik. Në këtë rrjet përfshihen: Liqeni i Shkodrës, lumenjtë Drin, Bunë, Kir e Gjadër. Veçanti në këtë aspekt përbën delta e lumit Bunë me ishujt e saj karakteristikë aluvionalë. Të para në aspektin e biodiversitetit e produktivitetit natyror, rrjeti hidrik, e sidomos ai hidrografik i Shkodrës, ka vlera të veçanta e pothuajse unikale. Nga pikëpamja shkencore dhe njohuritë mbi liqenin, informacioni mbi biodiversitetin e tij është i pasur. Larmia biologjike e liqenit të Shkodrës është shtuar nën kushtet e jashtëzakonshme gjeomorfologjike, gjeografike, klimatike dhe ekologjike. Larmia biologjike është e lartë dhe e gjithë zona konsiderohet një rezervë biogjenetike me rëndësi europiane.
Liqeni i Shkodrës ndodhet në pjesën veriperëndimore të Shqipërisë dhe në kufi me Malin e Zi. Ai ka një lartësi mesatare prej 5 m mbi nivelin e detit dhe është liqeni më i madh në Gadishullin Ballkanik, me një sipërfaqe prej 368 km² nga të cilat 149 km² shtrihet në territorin Shqiptar dhe pjesa tjetër në Malin e Zi. Thellësia mesatare është 10 m, temperatura  mesatare e ujit është 16.5 ˚C dhe mbizotëron klima mesdhetare. Liqeni i Shkodrës përfaqëson rrjetin më të madh të ujërave të ëmbla në Mesdhe. Biodiversiteti i liqenit të Shkodrës u zhvillua në kushte unike gjeomorfologjike, gjeografike, klimatike, hidrologjike dhe ekologjike. Ai karakterizohet nga një zhvillim i madh i bimësisë ujore makrofite,rreth  164 lloje që i përkasin 66 gjinive dhe 43 familjeve. Sipërfaqe të tëra të bregut lindor janë të mbuluara nga bimë të ndryshme ujore e në këtë mënyrë bregu ka tipare eutrofike. Në ujërat e liqenit jetojnë 54 lloje peshqish të tilla si: krapi, ngjala, kubla, qefulli, levreku etj. Numri relativisht i lartë i llojeve endemike i jep liqenit një rëndësi të veçantë në nivelin rajonal. Liqeni i Shkodrës është një zonë mjaft tërheqëse për shpendët, dhe avifauna e tyre karakterizohet nga një diversitet i lartë me 271 lloje që i përkasin 18 vendeve. Gjithashtu njihen rreth 152 lloje insektesh të zoobentosit, kryesisht në fazën larvare. Kjo pasuri e madhe i dedikohet kushteve të përshtatshme që liqeni ka.

burimet natyrore

Velipoja dhe plazhi i saj .

burimet natyrore 1

Pozita e favorshme gjeografike ku ndërthuren deti dhe lumi, laguna dhe rezervati natyror, fushat pjellore, kënetat dhe pyjet, kodrat dhe malet i japin vendit një mundësi të madhe për zhvillimin e turizmit detar, lumor dhe malor, të peshkimit dhe të gjuetisë, të zhvillimit të kulturave të ndryshme bujqësore dhe të blegtorisë.
Përmendim këtu plazhin me gjatësi 14 km dhe gjërësi rreth 300 m, rëra e pashfrytëzuar dhe me cilësi kuruese si dhe uji i pastër, bën që Velipoja të frekuentohet çdo vit e më tepër nga pushues vendas dhe të huaj. Vendimi nr.682, datë 2.11.2005 që shpall lumin Buna dhe territoret ligatinore rreth tij “Peisazh ujor/tokësor i mbrojtur” ku hynë dhe ishulli i Franc Jozefit, rezervati i Velipojës, laguna e Vilunit, plazhi i Baks – Rrjollit dhe këneta e Domnit është një tjetër avantazh për zhvillimin e turizmit në Velipojë.
Velipoja është e pasur në burime natyrore. Sipërfaqet pyjore dhe shkurrore, sipërfaqet lagunore, dunat ranore dhe bregdetare, kënetat, rezervati natyror janë një pjesë e burimeve natyrore të njësisë. Velipoja është e pasur dhe me rezerva peshku, kafshë dhe shpend të egër që janë gjithashtu dhe specie te mbrojtura si derri i egër, dhelpra, çakalli, lepuri, rosa, fazani, shpendët shtegtarë: rosa, pata, shapka, pulëbardha dhe çafka, si dhe në bimë medicinale.
Parku Kombëtar  i Thethit ka një sipërfaqe prej 2.630 ha, nga të cilat 1.680  hektarë janë pyje dhe pjesa tjetër janë kullota dhe sipërfaqe  shkëmbore.  Ai  është shpallur tashmë  “Park Kombëtar” dhe mbikqyret nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura.

burimet natyrore 2

Thethi është i vetmi park kombëtar në Qarkun e Shkodrës dhe i dyti për nga madhësia e parqeve kom bëtare në Shqipëri pas Dajtit. Thethi ka një distancë rreth 70 km larg qytetit të Shkodrës, në pjesën veriore të Njësisë Administrative Shalë.
Ai ndodhet 740-950 metra mbi nivelin e detit dhe rrethohet  nga Alpet Shqiptare,  me një lartë- si deri në 2.694 metra  të malit Jezercë.  Thethi ka rreth 70 burime ujore, me cilësi të lartë të ujit dhe të pastërtisë. Flora dhe fauna e zonës janë mjaft të pasura, me 1.100 lloje bimësh, që përbëjnë  gati  1/3  e specieve bimore në vend. Gjithashtu, Thethi është interesant për atraksionet e tij kulturore, siç janë ndër timet e veçanta të quajtura “Kulla”, karakteristike për zonat malore të Shqipërisë Veriore.
Parku Kombëtar  i Thethit ka një sipërfaqe prej 2.630 ha, nga të cilat 1.680  hektarë janë pyje dhe pjesa tjetër janë kullota dhe sipërfaqe  shkëmbore.  Ai  është shpallur tashmë  “Park Kombëtar” dhe mbikqyret nga Agjen- cia e Zonave të Mbrojtura. Thethi është i vetmi park kombëtar në Qarkun e Shkodrës dhe i dyti për nga madhësia e parqeve kombëtare në Shqipëri pas Dajtit. Thethi ka një distancë rreth 70 km larg qytetit të Shkodrës, në pjesën veri- ore të Njësisë Administra- tive Shalë.
Ai ndodhet 740-950 metra mbi nivelin e detit dhe rrethohet  nga Alpet Shqiptare,  me një lartësi deri në 2.694 metra  të malit Jezercë.  Thethi ka rreth 70 burime ujore, me cilësi të lartë të ujit dhe të pastërtisë. Flora dhe fauna e zonës janë mjaft të pasura, me 1.100 lloje bimësh, që përbëjnë  gati  1/3  e specieve bimore në vend. Gjithashtu, Thethi është interesant për atraksionet e tij kulturore, siç janë ndërtimet e veçanta të quajtura “Kulla”, karakteristike për zonat malore të Shqipërisë Veriore.
Bujqësi dhe  blegtori
Bashkia Shkodër ka një sipërfaqe të konsiderueshme të tokave bujqësore me një cilësi boniteti të lartë. Tokat bujqësore të kategorisë I-IV janë të shtrira në njësitë administrative Shkodër, Velipojë, Dajç, Bërdicë, Ana e Malit dhe Gur i Zi.

harta fq 25

Njësitë e tjera administrative kanë një bonitet më të ulët si rrjedhojë e relievit të thyer dhe përbërjes gjeologjike të tokës.
Me zbatimin e reformës se re administrative territoriale, pyjet dhe kullotat iu transferuan Bashkisë së Shkodrës. Në këtë sipërfaqe gjenden të gjitha kategoritë e pyllit si pyll i rallë, pyll i dendur, shkurre të rralla, shkurre të dendura dhe livadhe e kullota natyrore.
Ndërkohë përsa i përket prodhimit, mund të thuhet se në Shkodër ka një larmishmëri kulturash bujqësore të cilat prodhohen në territorin e bashkisë në periudha të ndryshme kohore.

muajt

 

 

   ndarja e tokes sipas llojit

  bujqesia dhe blegtoria 1

Pyjet
Bashkia Shkodër është e pasur në burime natyrore. Kjo është evidente veçanërisht në zonat e mbrojtura (Liqeni Shkodrës, Parku kombëtar i Thethit, peizazhi mbrojtur Bunë-Velipojë). Ekzistojnë lloje bimësh, të cilat kanë një mbulesë të konsiderueshme, në përqindje të lartë në raport me sipërfaqen e ekosistemit. Flora e zonës është e pasur me pyje bredhi, ahu, pisha, si dhe pemë frutore, bimë dekorative. Zona e Pultit, Shalës dhe Shoshit mbartin një biodiversitet të pasur me lloje drurësh si pisha, ahu dhe bredhi që krijojnë pyje të lartë, si dhe shkurre të shumëllojshme.
Me zbatimin e reformës së re administrative territoriale, pyjet dhe kullotat iu transferuan bashkive me VKM nr. 433, “Për Transferimin në Pronësi të Bashkive të Pyjeve dhe të Kullotave Publike”. Sipërfaqja e përgjithshme pyjore e kullosore e Bashkisë Shkodër (përfshirë edhe zonat e mbrojtura) është 52520 ha nga të cilat 43805.5 ha përfshihen si në tabelën më poshtë:

Sipërfaqet pyjore dhe kullosore të Bashkisë Shkodër

Asete

Sipërfaqe ha

Pyje

30992

Kullota

5377

Sipërfaqe inproduktive

5556

Tokë djerr

1029

Bimësi pyjore

851.5

Sipërfaqe gjithsej

4305.5

Kategoritë e pyllit në administrim të Bashkisë Shkodër janë pyll i rallë, pyll i dendur, shkurre të rrallë, shkurre të dendur, livadhe e kullota. Pyjet janë të larta dhe përbëhen kryesisht nga Ahu, Dushku (Lis), Gështenja, Frashëri. Pyjet shfrytëzohen dhe për prodhime të dyta pyjore dhe bimë medicinale. E gjithë zona është e pa sur me bimë medicinale si sherebela, trumza, dëllinja e kuqe dhe prodhime të dyta pyjore si gështenja, lëndë lisi, bohçe pishe etj. 
Burimet minerale kryesore
Shkodra ka një numër të konsiderueshëm burimesh minerale në minierën e bakrit në Palaj- Karmë, 45 km larg qytetit. Burime të tjera të bakrit të papërpunuara gjenden në Turec, 40 km larg nga Shkodra. Për më tepër, ekzistojnë boksite (xeheror alumini) të ndodhura në Villgar, 13 km larg nga Shkodra.
Mineralet jometalore gjenden në vendet e mëposhtme:
•      Kaolin (argjilë e bardhe e përdorur për të prodhuar porcelanin dhe disa barna mjekësore) në Domen-Postribë (13 km);
•      Burime dolomiti (gur gëlqeror) në Rrasek (11 km);
•      Burime rrioliti në Gur të Zi (6 km).
Në periferi të qytetit të Shkodrës ka rezerva të mëdha lënde të papërpunuar për prodhimin e materialeve
të ndërtimit, si çimento, gëlqere, tulla, tjegulla, qeramikë, mermer, gurë dekorativë, etj.   

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës