Kërko

Biodiversiteti


Liqeni i Shkodrës është një rezervë e rëndësishme për biodiversitetin dhe një rrugë migruese për shumë lloje kafshësh të rajonit. Kjo zonë përfaqëson gjithashtu vlera të veçanta në aspektin hidrologjik dhe ekologjik, duke patur parasysh lidhjen e Liqenit te Shkodres me një rrjet të gjerë hidrologjik në Ballkan nëpërmjet Lumit Drin (liqeneve të Ohrit dhe Prespës) dhe me Detin Adrtiatik nëpërmjet Lumit Buna.
Çafka e përhime Çafka e përhime

Në Shqipëri statusi aktual i mbrojtjes së Liqenit të Shkodrës është “Rezervat Natyror i Menaxhuar” (kategoria IV sipas IUCN), shpallur nga Qeveria Shqiptare me vendim Nr. 684, datë 02. 11. 2005.

Zona e mbrojtur në pjesen shqiptare ndahet në tre kategori:

 

  • Zona qendrore e përbërë nga: bregu i liqenit, që fillon nga pika ekstreme perëndimore e fshatit Zogaj deri në kufirin midis dy Republikave, Shqipëri – Mal i Zi, shpati i Malit Tarabosh nga lartësia 494 m në jug, deri në 200 ne rendesi te ujrave te liqenit në segmentin nderkufitar Zogaj-Shqipëri-Mal i Zi në veri. Në këtë zone aplikohet niveli i dytë i mbrojtjes.
  • Zone e habitateve te menaxhuara e përbërë nga: gjithë sipërfaqja ujore e liqenit, përjashtuar zona e përfshirë e përmendur më sipër; bregu perëndimor shqiptar nga ura e Bunës në lindje, në fshatin Zogaj në perëndim duke përfshirë gjithë lartësitë e këtij segmenti deri në 300 m në shpatin e Malit Tarabosh në jug. Në këtë zone aplikohet niveli i tretë i mbrojtjes.
  • Zone e zhvillimit tradicional (paraqitur në hartë me 3/a) e përbërë nga: e gjithë sipërfaqja lindore e liqenit, kufizuar në perëndim me zonën të përmendur më sipër, deri në rrugën Shkodër-Hani i Hotit në lindje dhe qytetin e Shkodrës në fundin juglindor. Në këtë zone aplikohet niveli i katërt i mbrojtjes.
  • Zona liqenore në pjesën shqiptare është shpallur edhe zonë Ramsarit (Konventa e Ramsarit “Ligatinat me rendesi nderkombetare, veçanerisht si habitate per shpendet ujore”) me vendim te Qeverisë Shqiptare Nr. 683, datë 02. 11. 2005.
Gjeologjia dhe gjeomorfologjia
Çafka e madhe Çafka e Madhe

Shumica e hipotezave mbi origjinën e Liqenit të Shkodrës cilesojne origjinen tektonike-karstike gjatë Terciarit apo Kuaternarit. Lëvizjet tektonike depresive krijuan një zonë të gjerë të përmbytur. Liqeni akual është i rrethuar nga formacione gëlqerore dhe dolomite të Paleozoikut, Mesozoikut dhe Terciarit. Gjeomorfologjia e basenit të Liqenit të Shkodrës është përcaktuar më së shumti nga proçese karstike dhe material gëlqeror. Ky basen është një depresion i lokalizuar në jug të Alpeve Dinarike dhe me orjentim veriperëndim-juglindje, paralel me bregdetin Adriatik. Ultësira e Zetes dhe degët kryesore të lumenjve ndodhen në pjesën veriore dhe veri-lindore të liqenit. Depozitimet e tyre dhe kufiri i poshtëm i ultësirës kanë krijuar një rrip të gjerë moçalor i cili herë pas here përmbytet. Liqeni i Shkodrës në pjesën jug-perëndimore ndahet nga deti Adriatik me anë të kodrave me pjerresi te larte, siç jane Mali i Taraboshit dhe Mali i Rumijes. Kjo zonë ka një gjerësi prej 15 km, me një lartësi maksimale 1600 m. Ishuj të zgjatur prej substrati të fortë dhe të butë shtrihen përgjatë brigjeve të liqenit, veçanërisht në pjesën malazeze. Në pjesën jug-perëndimore të liqenit ndodhen mjaft burime karstike. Liqeni nëpërmjet Lumit Buna lidhet me detin Adriatik. Ky lum është emisari i vetëm i liqenit të Shkodrës.

Klima

Në Liqenin e Shkodrës mbizotëron klima mesdhetare. Potenciali vjetor i rrezatimit diellor është 2054 kw/m2 dhe konsiderohet si një vlerë e lartë, me rëndësi të madhe si një faktor ekologjik për këtë zonë. Mesatarja vjetore e ditëve me diell për liqenin është 116,4, ndërkohë që ditët me re janë 73 – 106. Aktiviteti i erës përkufizohet nga faktorët e ciklonit mesdhetar dhe ballkanik, por dhe nga faktorët lokale. Në pjesën shqiptare (zona e Shkodrës) mbizotërojnë erërat e lindjes dhe jug-lindjes, ndërkohë që në pjesën malazeze (Virpazar) mbizotërojnë erërat e veri-lindjes dhe jug-perëndimit. Në Liqenin e Shkodrës njihen 15 lloje erërash nga të cilat Murlani dhe Shiroku janë më të rëndësishmet. Temperatura mesatare vjetore e ajrit është 14ºC - 16ºC. Temperatura më e lartë mesatare zakonisht është regjistruar në Gusht (në Shkoder 21,4ºC – 27,5ºC dhe Virpazar 20,1ºC – 29ºC) dhe mesatarja më e ulët në Janar (në Shkodër 0,5ºC – 6,5ºC dhe Virpazar 0,6ºC – 6,7ºC). Vlerat më të larta të lagështisë së ajrit janë regjistruar në Nëntor (77%), ndërkohë që më të ultat në Korrik (55%). Mesatarja vjetore e shiut në liqen është midis 1750 mm dhe 2500 mm, por sëbashku me basenin disa zona reshjet arrijne mbi 3,000 mm. Vlerat më të ulta te reshjeve te shiut janë regjistruar në Korrik (42 mm në Shkodër dhe 46 mm në Virpazar) dhe më të lartat në Nëntor (274 në Shkodër dhe 349 në Virpazar).

Hidrologjia
common coot Common Coot

Liqeni i Shkodrës është liqeni më i madh i Gadishullit Ballkanik. Sipërfaqja liqenore varion midis 353 km2 në nivelin minimal të liqenit prej 4.6 m (mbi nivelin e detit) dhe 500 km2 në nivelin maksimal të liqenit prej 9.8 m (me 335 km2 në Mal të Zi dhe 165 km2 në Shqipëri). Sipërfaqja drenaxhuese liqenore është rreth 5,500 km2 (4,470 km2 në Mal të Zi dhe 1,030 km2 në Shqipëri). Thellësia mesatare është 5-6 m. Gjatësia maksimale është 44 km dhe gjerësia maksimale është 14 km. Gjithë bregu i liqenit duke përfshirë dhe ishujt është 207 km. Lumenjtë më të rëndësishëm derdhen në liqenin e Shkodrës nga veriu: lumenjtë Moraça, Crnojeviça , Orahovshtica, Karatuna, Baragurshka në Mal të Zi, ndersa Perroi i Thate, Rjolli dhe Lumi i Vrakes në Shqipëri. Shumë përrenj të vegjël derdhen në liqen nga ana perëndimore. Precipitimet në liqen, ujrat nëntokësore dhe burimet kontribojnë gjithashtu në prurjet e liqenit. Dallohen dy burime ujore nëntokësore: burimet ujore të Ultësirës se Zetes dhe burimet karstike, të përqëndruara në anën jug-perëndimore të liqenit. Shkarkimet e liqenit nëpërmjet Lumit Buna ndonjëherë janë të pamundura si rezultat i prurjeve të larta të ujit nga Lumi Drin, ujërat e të cilit bashkohen me Lumin Buna, në distancen më pak se 1 km nga liqeni. Prurja mesatare e Lumit Buna është 300m3/s.

gentiana verna Gentiana Verna
Karakteristikat e ujit

Përmbajtja e oksigjenit të tretur në liqen varion 7 mg/l – 12 mg/l në shtresat sipërfaqësore të ujit dhe 5 mg/l – 12 mg/l në shtresat e fundit. Një përmbajtje e ulët e oksigjenit prej 3 mg/l, është regjistruar prane Lumit Crnojeviça. Indeksi i saturimit (ngopjes) është rreth 80%. Dioksidi i karbonit i lirë (CO2) ndodhet në përmbajtje shumë të ulët në ujrat e liqenit. Vlera më e lartë në breg është regjistruar afër lumit Crnojeviça me 2 mg/l – 5 mg/l, ndërkohë që vlera më e lartë e regjistruar për liqenin është 13,07 mg/l midis makrofiteve, në kushte kimike reduktive dhe drites natyrore me intensitet shumë të ulët. Karbonatet variojnë nga 2 mg/l – 19 mg/l, ndërkohë që bikarbonatet 86,6 mg/l – 254 mg/l. Variacioni i lartë i bikarbonateve mund të jetë arsyeja kryesore për luhatjen gjithashtu të lartë të përcjellshmërise (100 μmhos – 343 mhos) (Dhora 2005). Alkaliniteti i ujit varion nga 1,47 – 4,18 mval/l, ndërkohë që Ph 7,1 – 8,5, por zakonisht qëndron ndërmjet vlerave 7,9 – 8,2. Këto vlera të Ph luhaten rreth optimumit (6 – 8,5) për zhvillimin e një biote me diversitet të lartë. Uji I liqenit karakterizohet nga një përmbajtje e lartë kalçiumi, me një mesatare 31 mg/l – 42 mg/l. Zona të ndryshme kanë përmbajtje të lartë kalciumi deri në 132 mg/l. Përmbajtja totale e mbetjeve te thata është vlerësuar 98 mg/l – 164 mg/l në ujërat pelagjike dhe 102 mg/l – 240 mg/l në ujërat litorale. Vlerat e fosfateve në liqen janë 0,002 mg/l – 0,004 mg/l. Në periudha të caktuara, në pjesët litorale pranë grykës së lumenjve këto vlera rriten shumë deri në 150 – 1000 herë p.sh. prane grykës së lumenjve Crnojeviça dhe Moraça. Vlerat mesatare të fosfatit në total variojnë 0,004 mg/l – 0,040 mg/l, por prane Lumit Crnojeviça këto vlera arrijnë 0,100 mg/l – 0,350 mg/l. Përmbajtja e nitrateve në ujrat pelagjike është 0,012 mg/l – 1,200 mg/l, por varion shumë sipas stinëve. Vlerat më të larta janë regjistruar prane Lumit Moraça, deri në 9mg/l. Nitritet variojnë ndërmjet 0,0 në 0,030 mg/l, me vlerën më të lartë në litoral. Klorinat kanë një përmbajtje 6 mg/l – 9,8 mg/l në pjesën më të madhe të liqenit, por një vlerë shumë të vogël në pjesën më të thellë. Përmbajtja e Silicit është 1,3 mg/l – 3,45 mg/l, Magnesi 4,8 mg/l – 74,8 mg/l dhe sulfatet 3,2 mg/l – 30 mg/l.

Mjedisi Biotik
habitate me trapa Habitate me Trapa

Rajoni i Liqenit të Shkodrës është i lokalizuar në një zonë ku takohen dy rajone zoogjeografike kryesore: rajoni Paleoarktik (Europë, Asia, Mesdheu dhe Afrika e Veriut) dhe rajoni Paleotropik (Afrika). Lidhjet dhe ndikimi i tyre mund të shihen nëpërmjet ornitofaunës, ku shpesh gjenden lloje Afrikane (p.sh. qyqja Afrikane, çafka e zezë Afrikane, flamingo) dhe llojet e Siberisë jugore që migrojnë në dimër (patat, rosat). Gjatë periudhës së fundit akullnajore, Liqeni i Shkodrës ka përfaqësuar një vend strehimi për lloje të ndryshme. Si rezultat, sot në atë zonë takojmë disa kafshë
dhe bimë endemike. Pas epokës së akullt, lloje të tilla si turtulli, dallëndyshja Daurike, qukapiku Sirian apo harabeli Spanjoll erdhën në këtë rajon duke zgjeruar arealin e tyre. Liqeni i Shkodrës dhe pellgu i tij ujëmbledhës përfaqësojnë një kompleksitet habitatesh me një diversitet të lartë të organizmave që jetojnë aty. Ketu përfshihen disa tipe, nëntipe dhe disa njësi klasifikimi më të vogla habitatesh të tillë, si lakustrin, palustrin, riverin, limnetik, litoral, siperfaqe te hapura ujore, me bimësi dhe pa bimësi, bimesi notuese, emergjente dhe submergjente , funde të buta dhe të forta, zona pyjore, shkurrore dhe bimësi barrishtore etj. Ky diversitet habitatesh strehon një shumëllojshmëri të lartë bimësh dhe kafshësh.

Tabela e mëposhtme tregon numrin e llojeve për grupet kryesore në pellgun ujëmbledhës të liqenit tëShkodrës, sipas Dhora 2005.

Bime Anësore 1900 147 ujore
Muslluqe të bimëve të ëmbla 54
Insekte 6000 210 ujore
Peshq 54
Amfibë 16
Reptilë 28 4 ujore
Shpendë 282 112 ujore
Gjitarë 57 3 ujore

 

 

 

 

Vegjetacioni dhe Flora

Bimësia ujore
wulfenia baldaccii Wulfenia Baldaccii

Në publikimet e fundit të “Shkodra Lake [Liqeni i Shkodres]” (Dhora 2005) është raportuar një numër prej 1100 mikroalgash, sipas Petkovic (1981), Rakaj, Hindak & Hindakova (2000), Rakocevic (2001) dhe Rakaj & Miho (2005). Reth 420 lloje I përkasin diatomeve, ku më me shumicë janë Navicula, Nitzschia, Cymbella, Gomphonema, Fragilaria, Achnanthes, Cyclotella etj. Llojet e kësaj gjinie janë gjendur si në plankton ashtu dhe në bentos. Klorofitet gjithashtu karakterizohen nga një diversitet i lartë. 470 lloje njihen nga ky grup për liqenin e Shkodrës, midis të cilave Pediastrum, Scenedesmus, Tetraedron, Closterium, Cosmarium dhe Staurastrum gjenden më me shumicë. Grupe të tjera të përfaqësuara mirë janë gjithashtu Euglenophyta me Euglena, Phacus, Trachelomonas dhe Cyanophyta me Croococcus, Merismopedia, Microcystis dhe Oscillatoria. Numri total i makrofiteve ujore në gjithë sipërfaqen e Liqenit të Shkodrës është 164 lloje që i përkasin 66 gjinive dhe 43 familjeve. Në bregun verior të liqenit komuniteti dominues i bimëve përfshin Scirpus – Phragmites (Phragmites communis, Scirpus lacuster, Typha angustipholica) si dhe Myriphillum verticillati – Nuphar, ku llojet e Nuphar, Ceratophyllum, Trapa dhe Potamogeton jane me te perfaqesuara Bregu perëndimor i liqenit përbëhet nga shkëmbinj dhe kodra, me një bimësi submergjente. Përgjatë bregut lindor dhe jugor të liqenit është zhvilluar kallamishtja (Phragmites). 36 asosacione me bimë makrofite janë listuar për të gjithë liqenin nga Dhora 2005: Potamion, Najadetum marinae, Charetum fraglis, Charetum sp., Chareto – NitellopsiPSV detum obtusae, Potametum pectinati, Myriophylletum (spicatum – verticillatum), Potametum perfoliati, Potametum – Ranunculetum, Potametum lucentis, Potameto – Najadetum, Utricularietum vulgaris, Nympheion, Myriophyllo – Nupharetum lutei, Nymphoidetum peltatae, Nympheetum albo – lutea, Nymphaetum (alba), Hydrocharetum (morsus – ranae), Ceratophylletum (demersum), Potametum natantis, Ranunculion, Ranunculetum fluitatsis, Phragmitetalia, Eleochari – Hippuridetum, Heterophylletum, Eleocharetum (pallustris), Sparganio – Glicerietum fluitantis, Scirpetum (lacustris), Scirpeto – Phragmitetum, Phragmitetum (australis), Typhetum (angustifolia – latifolia), Menthetum aquatica, Ludwigietum palustris, Magnocaricietum, Juncetum and Agrostitetum (alba). Krahas vlerave të biodiversitetit, kallamishtet dhe makrofitet e tjera janë gjithashtu të rëndësishme për aftësinë e tyre pastruese nëpërmjet mbajtjes së lëndës ushqyese dhe transformimit (azot, fosfor), si dhe lidhjes së ndotjesve. Cilësia e ujit të lumit Moraca përmirësohet duke kaluar permes bimësise makrofite ligatinore perpara hyrjes në liqen. Bimësia tokësore (përfshirë pellgun ujëmbledhës te liqenit) Në brezat me shelgje (Salicetum alba) rreth liqenit ndodhen pyjet më të dendur, kryesisht në bregun verior dhe në zonën qe përmbytet. Ato janë përdorur nga komuniteti lokal për dru zjarri, ndërtim dhe punime druri. Pyjet e dushkut te Shkodres (Quercus robur ssp. scutariensis), të cilët në të shkuarën kanë pasur një përhapje të gjerë, janë degraduar. Komuniteti më i rendesishem i pyllit përbëhet nga gështenja dhe dushku I butë (Querceto castanetum montenegrinum), Quercetum confertae ceris, si dhe Carpinetum orientalis me disa nenkomunitete. Vetem pak breza te degraduar pyjore kane mbetur nga pyjet dikur shume te zhvilluar.

syri_sheganit Syri i Sheganit
Zonë me bimësi Makie-Shibljak
shoqerim_bimor_me_shege Shoqërim bimor me shegë
Kjo zonë shkon deri në 400 – 500 m lartësi. Ndër drurët dhe shkurret gjithmonë të gjelbërta të kësaj zone janë: Quercus ilex, Phillyrea latifolia, Juniperus oxycedrus, Erica arborea, Olea europea, Arbutus unedo dhe Larus nobilis. Lloje të tjera të zakonshme (jo me gjelbërim të përhershëm) të kësaj zone janë: Pistacia terebinthus, Punica granatum, Carpinus orientalis, Crataegus monogyna, Rubus ulmifolius, Paliurus spina-cristi, Quercus robur, Ulmus laevis, Ulmus minor, Genista hassertiana, Fraxinus angustifolius, Fraxinus ornis, Populus alba, Populus nigra, Salix alba, Salix elaeagnos, Salix purpurea, Alnus glutinosa, Ficus carica etj.
kredharaku gushëzi Kredharaku Gushëzi
Zona e dushkut

Kjo zonë shtrihet nga 300 – 700 m lartësi në basenin e Liqenit të Shkodrës. Llojet më të zakonshme të dushkut në këtë zonë janë Quercus trojana, Quercus cerris, Quercus petraea, Quercus frainetto and Quercus pubescens. Lloje të tjera te kesaj zone janë Acer planatoides, Acer pseudoplatanus, Acer obtusatum, Castanea sativa, Sorbus torminalis, Sorbus umbellate, Sorbus aria, Tilia platyphyllos, Corylus avellana, Crataegus pentagyna, Juniperus communis etj.

Zona e ahut
kredharaku i madh Kredharaku I Madh

Zona e ahut shtrihet në lartësitë 600 – 1700 m të basenit të Liqenit të Shkodrës. Në disa zona kjo shtrirje arrin 1900 m sëbashku me zonën e pishës. Drurët më të zakonshëm të kësaj zone janë Fagus sylvatica, Acer pseudoplatanus, Sorbus graeca, ndërkohë që shkurret më të zakonshme janë Cotoneaster integerrimus, Rubus idaeus, Vaccinium myrtillus etj. Ndër drurët e pishës, më të zakonshmit janë Pinus leucodermis dhe Pinus nigra.

Zona e kullotave alpine

Kullotat alpine shtrihen në një zonë prej 1800 – 1900 m te basenit te liqenit. Bimët më të përhapura të kësaj zone janë Rosa sp, Juniperus sabina, Luzula italica, Gentiana verna, Gentiana lutea, Astragalus purpureus, Anthyllis aurea, Silene macrantha, Campanula, Poa, Festuca, Sesleria, Koeleria, Bromus etj.

Fauna e Liqenit të Shkodrës dhe pellgut të tij ujëmbledhës

Invertebrorët
karabullaku i detit Karabullaku i Detit

Per pjesën më të madhe të grupeve te invertebroreve të Liqenit të Shkodrës nuk ka studime të plota. Duke qënë se invertebrorët luajnë një rol të rëndësishëm ekologjik, mbi të gjitha si burim ushqimi për lloje të niveleve më të larta, mungesa e njohurive pengon në njohjen e saktë të funksionimit ekologjik të liqenit. Zooplanktoni i liqenit përbën një komunitet të rëndësishëm, i cili përcakton edhe strukturën trofike të ekosistemit. Ai luan një rol të rëndësishëm në dinamikën e lëndës ushqyese në ujë dhe popullatat e tjera të vertebrorëve, veçanërisht peshkut. Zooplanktoni
i Liqenit të Shkodrës dominohet nga protozoarët, (veçanërisht Ciliophora), rotiferët dhe krustacetë (më tepër Cladocera, Copepoda, Ostracoda). Grupe të tjera të pranishme në plankton janë gjithashtu dhe bivalvët (faza larvare), Branchiura, Gastrotricha, Hydrozoa etj. Zoobentosi është një tjetër komunitet i rëndësishëm invertebrorësh, me një diversitet të lartë dhe biomasë dominuese në liqen. Protozoarët dhe rotiferët karakterizohen gjithashtu nga një diversitet i lartë llojor në zoobentos. Nga molusqet, në pellgun ujëmbledhës dhe liqen njihen 54 lloje, nga të cilët 42 janë gastropodë (kërminj) dhe 12 janë bivalvë (midhje). Oligoketët janë nje nga grupet me biomasën më të madhe mes invertebrorëve, megjithë numrin e kufizuar te llojeve. Krustacetë përfaqësohen mirë në zoobentosin e liqenit, me mbizotërim të Cladocera, Ostracoda, Copepoda, Amphipoda dhe Decapoda. Në liqen njihen rreth 152 lloje insektesh të zoobentosit, kryesisht në fazën larvare. Grupi më i përfaqësuar i insekteve janë kironomidet me 20 lloje. Grupe të tjera të zoobentosit të liqenit janë Gastrotricha, Bryozoa, Hydrozoa dhe Spongia.

Vertebrorët
pula e ujit Pula e Ujit

Liqeni i Shkodrës ka një varietet të lartë peshqish. Përveç potencialit të vetë liqenit, diversiteti i lartë i peshqve është gjithashtu rezultat i lidhjes së pellgut ujëmbledhës të liqenit me një numër të madh lumenjsh dhe burimesh, si dhe komunikimit me Detin Adriatik. Iktiofauna përfshin lloje të ujrave të ftohta dhe të ujrave të njelmëta, si dhe disa lloje detare. Në liqen njihen 54 lloje peshqish. Numri relativisht i lartë i llojeve endemike i jep liqenit një rendesi te ve#ante në nivelin rajonal. 10 lloje janë më të rëndësishme për peshkimin në liqen, veçanërisht krapi, gjuca dhe ngjala. Dy familje peshqish konsideohen si shume të rëndësishme: cyprinidae (me më teper lloje) dhe salmonidae (të cilët janë më të rrallë). Liqeni dhe baseni i tij janë mjaft të pasur me amfibe dhe reptilë. Këtu përfshihen lloje endemike dhe të rrezikuara. Liqeni me zonat e gjera të bimësisë ujore, siperfaqet e permbytura, pyjet e lagesht, si dhe burimet e shumtë, përbëjne habitate ideale për amfibë të tillë si ato te Familjes Ranidae. Njihen 51 lloje të herpetofaunës, duke përfshirë një numër të madh llojesh të mbrojtura, endemike dhe subendemike. Liqeni i Shkodrës është një zonë mjaft tërheqëse për shpendët, veçanërisht gjatë rrugës se tyre migruese, por siguron gjithashtu kushte të mira për folezim dhe kolonizim. Avifauna karakterizohet nga një diversitet i lartë me 271 lloje që i përkasin 18 rendeve. Rreth 90% e shpendeve kryejnë migrime rajonale dhe ndërkontinentale, duke krijuar lidhje të rajonit me vendet fqinje, Azi dhe Afrikë. Rreth 73 lloje shpendesh migrues folezues bëhen banorë të liqenit në pranverë dhe verë duke u larguar në vjeshtë. Rreth 18 lloje jane kalimtare mbi zonë gjatë vjeshtës dhe pranverës, 45 lloje janë rregullisht të pranishëm gjatë dimrit dhe 12 lloje verojne në liqen, ndërkohë që folezojnë në veri. Përveç këtyre, 90 lloje janë visitore jo të rregullt të liqenit, duke përfshirë ato që kalojnë mbi zonë gjatë dimrit apo sezonit të verës. Që nga viti 1990 në Mal të Zi kryhen numerime te shpendëve të ujit ne stinen e dimrit. Në vitet 1990 - 1999 numri varionte ndërmjet 150,000 dhe 250,000, por që nga viti 1999 numri i llojeve pati një rënie të shpejtë në 35,000 në Janar 2005. Fulica atra, Anas platyrhynchos dhe Aythya ferina gjenden në numër të madh. Sasia e madhe e shpendeve ishte një nga arsyet kryesore që Liqeni i Shkodrës u perfshi në listen e habitateteve ligatinore dhe te rendesishem per shpendet ujore (zone Ramsar) ne Malin e Zi (qe prej 1995) dhe ne Shqiperi (qe prej 2005).

pulëbardha këmbëverdhë Pulëbardha Këmbëverdhë

Gjitarët

shapka e ujit Shapka e Ujit

Për gjitarët e zones se Liqenit te Shkodës nuk ka studime të thelluara. Numri i pergjithshem i llojeve të gjetura është 50, te cilet i përkasin 6 rendeve. Vetëm pak prej gjitarëve janë të lidhur ngushtë me habitatin ujor, si vidra (Lutra lutra). Lakuriqet e natës ndodhen në numër të madh rreth liqenit. Gjitarët e tjerë jetojnë kryesisht në zonën pyjore, të lokalizuar më tepër në brigjet jug-perëndimore të liqenit dhe në zonat malore

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri
Tel: +355 22 400150
e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2014 - © Bashkia e Shkodrës