Kërko

Bibliotekat

Biblioteka Publike e qytetit tonë u themelua në vitin 1931 në një lokal të thjeshtë në qendër të qytetit, që nga shkodranët thërritej "Milet Bahçe". Fondi fillestar i librave të kësaj biblioteke u financua nga vetë  Bashkia e Shkodrës. Librat e parë të bibliotekës mbajnë vulën e Bashkisë së atëhershme. Krijimi i kësaj biblioteke ishte fryt i një tradite të vyer të qytetit tonë, traditë e filluar që në mesjetë, e vijuar më pas me bibliotekën Bogdani, dhe atë të Myftiut të Tabakëve. Biblioteka të rëndësishme të Shkodrës kanë qënë edhe ato të institucioneve fetare, siç ishte biblioteka e Medrezes së Naltë pranë Kalasë, bibliotekat e çmuara të etërve Jezuitë (1858) dhe Françeskanë (1875). N ë vitin 1968 u vendos në godinën që është sot dhe u emërtua Marin BARLETI. Biblioteka ruan në fondet e saj libra të shekullit XV-XVI të shtypur në qendra të mëdha të Europës si: Gjermani, Zvicër, Paris, Itali etj., të cilët dallohen nga teknika e shtypjes dhe bukuria paraqitje.  Amb ientet e bibliotekës përdoren edhe për veprimtari kulturore, promovime librash, hapje ekspozitash etj. Numri i vizitorëve në bibliotekë gjatë vitit është rreth 9000. Numri i lexuesve eshte afersisht 3500.
Biblioteka "Marin Barleti" ka lidhje edhe me biblioteka të tjera brënda dhe jashtë vendit. Ajo është e përfshirë në  disa projekte gjate viteve te fundit, si: Interreg IIIA,"Hadriati-cum", ACCES IT+, COOBIS Al etj., duke synuar të përfshihet edhe në projekte të tjera.Aktualisht biblioteka funksionon me skedarë digital.

  biblioteka logo

Për më shumë informacion vizito faqen zyrtare.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës