Kërko

Bashkimi Evropian dhe Projektet

Programi

Titulli i aplikimit

Objekti

Programi IPA Adriatik CBC

LEGEND

Objektivi i përgjithshëm i projektit është promovimi i efiçiencës së energjisë dhe shfrytëzimi i energjisë së ulët gjeotermale në zonën e Adriatikut përmes zhvillimit të aplikacioneve pilot në ndërtesat publike dhe rezidenciale.

Europe for Citizens Programme

European Network of Migrations and Mobility

EURO MIGMOB Project

(European Network of Migrations and Mobility)

Projekti ka në fokus të tij shkëmbimin e eksperiencave mes partnerëve në fushën e mobilitetit migrator në evropë.

Programi CBC Shqipëri – Mali i Zi

MARUBI

Objektivi i përgjithshëm i projektit është promovimi i bashkëpunimit ndërkufitar me synim rritjen e vlerave të përbashkëta kulturore në veçanti të pasuesve të Marubëve dhe potencialet mjedisore të zonës së Shkodres dhe Ulqinit. Përmirësimi i këtyre potencialeve synon të promovojë zhvillimin ekonomik në të dy anët e kufirit.

Programi IPA Adriatik CBC

ADRIMUZE

Objektivat kryesore të projektit janë forcimi i marrëdhënjeve në mes të partnerëve dhe përkrahja për zhvillimin e rajonit te Adriatikut. Qëllimi është që të realizohet harmonizimi i aktiviteteve të partnerëve në fushën e turizmit kulturor dhe fokusi është në ngritjen e interesit mbi Muzeumet në rajon. Prandaj planifikohet një afrueshmëri e Muzeumeve duke vënë në veprim në Euromuse. net, hapsirë ekspozuese ndërkombëtare ku i bashkon informatat për Muzeumet më të rëndësishme dhe ekspozitat në Europe dhe organizon shumë ngjarje të cilat mund të lidhen Muzeumet Adriatike dhe të jënë më afer një rrethi më të gjerë të vizitorëve. Në këtë gjurmë është edhe transformimi i Muzeumeve në qendra kulturore plot jetë, e cila është një prej qellimeve kryesore të projektit AdriaMuse.

Programi IADSA

“YES FUTURE – Youth

Empowered, Sustainable-Future” / “Rini e fuqizuar, e ardhme e qëndrueshme - PO TË ARDHMES”.

Projekti “YES FUTURE”

ka për qëllim të promovojë përfshirjen sociale të të rinjve dhe mbështetjen e pjesëmarrjes së tyre aktive në zhvillimin social të Bashkisë Shkodër, duke ju lehtësuar aksesin në shërbime të tilla si: edukimi formal dhe joformal, sipërmarrje, kulturë, informacioni dhe ICT, pavarësisht nga gjinia, raca, etnia, kultura, besimi, paaftësia, mosha dhe orientimi seksual.

Horizon 2020

PARK4SUMP “Veprimet tregojnë se si Park4SUMP do të realizojë transportin e qendrueshëm në zonat urbane duke integruar strategjikisht zgjidhjet e reja të menaxhimit të parkimit në politikat e SUMP”

Projekti ka për qellim përmirësimin e

lëvizshmërisë urbane nëpërmjet menaxhimit të hapësirave të parkimit dhe integrimin e saj në planet e levishmërisë urbane. Nëpërmjet këtij projekti do të merren shembujt dhe ekspertiza më të mirë në Evropa për menaxhimin e parkimit. PARK4SUMP do të optimizojë përdorimin e infrastrukturës ekzistuese duke ndikuar ndjeshëm në shmangien e trafikut, uljen e kostos dhe rritjen e të ardhurave. Për më tepër, do të inkurajohet ecja, çiklizmi dhe transporti publik.

BE/UNDP

RELOAD (Programi Rajonal për Demokracinë Vendore)

Programi ReLOaD synon të fuqizojë demokracitë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit në BE në Ballkanin Perëndimor, duke e fuqizuar shoqërinë civile që të jetë pjesë e proceseve të vendimmarrjes si dhe duke kontribuar dhe mundësuar një mjedis ligjor dhe financiar inkurajues për shoqërinë civile.

Rajoni Friuli Venezia Giulia

RE_LAKE (Rigjenerimi i zonës së mbrojtur të Liqenit të Shkodrës përmes Përmirësimit të Qeverisjes Vendore)

Turizëm, mjedis dhe mirë administrim.

Programi DEAR -

EuropeAid/151103/DH/ACT/Multi.

DEAR – “Modelimi i qyteteve të

drejta: Integrimi i Agjendës 2030 brenda politikave lokale, në kohën e flukseve të mëdha të migrimit dhe refugjatëve. Një projekt advokimi udhëhequr dhe zbatuar nga autoritetet lokale”, CSO-LA/2017/388-138.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në promovimin e të kuptuarit kritik të roleve dhe përgjegjësive të autoriteteve lokale dhe të qytetarëve në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) të Agjendës 2030, si dhe rëndësinë e lokalizimit të Agjendës 2030 nga bashkitë dhe autoritetet vendore në hartimin e politikave lokale.

Europe for Citizens Programme EACEA 36/2018: Networks of towns.

FARO – "The Dissonant Heritage in European Towns - Creating a European narrative of contested identities through citizens' participation."

Objektivi i përgjithshëm i projektit është që me anë të udhëtimeve dhe aktiviteteve në hapësirë ​​dhe kohë, të tregojë se si trashëgimia e vendeve dhe kulturave të ndryshme të Evropës përfaqëson një trashëgimi të përbashkët kulturore.

IPA II 2014-2020

ESERE - "Economic and Social Empowerment for Roma and Egyptians - a booster for social inclusion.”

Objektivi i përgjithshëm i projektit është nxitja për përfshirjen sociale dhe fuqizimin ekonomik të komuniteteve rome dhe egjiptiane në Shqipëri duke u përqëndruar në bashkitë e Tiranës, Durrësit, Shkodrës dhe Beratit, nëpërmjet trageteve të mëposhtme:

  • Punësim dhe mbështetje për sipërmarrje.
  • Përfshirja e Romëve dhe Egjiptianëve e drejtuar nga komuniteti në zhvillimin lokal.
  • Akses i përmirësuar në shërbimet bazike.

IADSA II/2020/02

Italian Albanian Debt for Development SWAP Agreement II – “Shkodra Multi-Functional Services: Model of Social Inclusion and Development of the Community”

Marrëveshja Italo-Shqiptare e Konvertimit të Borxhit për Zhvillim (IADSA II), është një iniciativë e Programit Aktual Italo-Shqiptar të Bashkëpunimit dhe Zhvillimit për të mbështetur zhvillimin social në Shqipëri duke ofruar burime financiare për realizimin e projekteve të propozuara nga institucionet e pranueshme publike shqiptare.

Për më shumë informacion klikoni në link-un e mëposhtëm:

Bashkia në proceset e integrimit evropian

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2020 - © Bashkia e Shkodrës