Kërko
Shpallje/Njoftime

Bashkia Shkodër partner i asociuar në projektin T@sk të financuar nga Komisioni Evropian në kuadër të programit Erasmus +

09.05.2018

Projekti me titull T@sk : Towards increased Awareness, Responsibility and shared Quality in Social Work është përgjedhur për t’u financuar nga Komisioni Evropian. Ai është një projekt tre – vjeçar kërkimi dhe trajnimi me vlerë 718.000 euro, i cili financohet në kuadër të programit Erasmus + (Capacity Building in the Field of Higher Education). T@sk synon përforcimin dhe modernizimin e Sistemit Shqiptar të Shërbimeve Sociale nëpërmjet fuqizimit të Sistemit Shqiptar të Arsimit të Lartë në Punën sociale dhe lidhjen e tij me mjedisin e punës duke nxitur bashkëpunimin ndërmjet institucioneve akademike dhe profesionale evropiane të fushës.

Rrjeti ndërkombëtar i institucioneve përbëhet nga: Universiteti i Firences (koordinator i projektit), Universiteti Complutense i Madridit, Instituti Universitar i Lisbonës, Universiteti i Tiranës, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, Urdhri i punonjësve socialë të Rajonit të Toskanës.

Rrjeti do të zhvillojë përditësim njohurish teorike për pedagogët e universiteteve shqiptare dhe për punonjësit socialë, ndarje të përvojave më të mira të shërbimeve sociale efiçente dhe të reja, të cilat të mund të praktikohen edhe në Shqipëri në përshtatje me nevojat specifike të vendit.

Përfshirja në këtë projekt e punonjësve socialë në terren do të sigurohet nëpërmjet mbështetjes në një rrjet të pasur partnerësh të asociuar të përbërë nga Bashki, shoqata jo-fitimprurëse dhe shërbime sociale në nivel lokal.

 

 

 

 

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 9, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2020 - © Bashkia e Shkodrës