Kërko
Shpallje/Njoftime

BASHKIA E SHKODRËS NË PARTNERITET ME PROGRAMIN ReLOaD SHPALL:THIRRJEN E DYTË PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR DORËZIMIN E PROJEKT PROPOZIMEVE NË PROGRAMIN RAJONAL PËR DEMOKRACINË VENDORE NË BALLKANIN PERËNDIMOR (ReLOaD)

04.02.2019

Programi Rajonal për Demokraci Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë: Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën1, ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Malin e Zi dhe Serbinë. Qëllimi i përgjithshëm i programit ReLOaD është që të fuqizojë demokracitë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit në BE në Ballkanin Perëndimor, duke e fuqizuar shoqërinë civile që të jetë pjesë e proceseve  të  vendimmarrjes  si  dhe  duke  kontribuar  dhe  mundësuar  një  mjedis  ligjor  dhe financiar inkurajues për shoqërinë civile.

Qëllimi specifik i këtij programi është fuqizimi i bashkëpunimit ndërmjet njësive të pushtetit vendor dhe shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor, duke inkurajuar zbatimin e modelit të suksesshëm të realizuar në Bosnje dhe Hercegovine lidhur  me financimin e organizatave të shoqërisë civile (OSHC) nga buxheti i pushtetit vendor në përputhje me prioritet vendore. Programi ReLOaD do të promovojë sinergji ndërmjet bashkive dhe OShC-ve duke kontribuar në rritjen e cilësisë së jetesës në rreth 50 njësi të pushtetit vendor në gjithë Ballkanin Perëndimor të cilat   priten   të   përfshihen   dhe   të   kenë   përfitime   direkt   në   procese   vendimmarrëse, gjithëpërfshirëse dhe transparente. Programi do të zbatohet për një periudhë 36 mujore (Janar
2017 – Janar 2020). Në kuadër të këtij programi, në Shqipëri pritet të zbatohen rreth 50 projekte të OSHC-ve në 12 bashkitë partnere2 dhe të ofrohen shërbime të përmirësuara dhe të shumëllojshme për qytetarët në këto bashki.

Për sa më sipër, Bashkia Shkodër dhe programi ReLOaD fton të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të) në Shqipëri që të paraqesin projekt-propozime që janë në përputhje me objektivat zhvillimore dhe prioritetet e Bashkisë Shkodër si mëposhtë:

1.   Mjedisi dhe zhvillimi i qendrueshëm i turizmit.
1.1 Mbrojtja e mjedisit, ruajtja dhe përmirësimi i tij, parandalimi dhe pakësimi i
rreziqeve  ndaj  jetës  e  shëndetit  të  qytetareve,  përmes  bashkëpunimit  me komunitetin e Bashkisë dhe shoqërinë civile.
1.2 Përmirësimi i shërbimit ndaj vizitorit për ofrimin e informacionit turistik dhe i infrastrukturës turistike (shtigjet për ecje, shtigje për bicikleta, pajisje e qendrës për vizitorët, tabelat informuese).

2.   Rinia dhe sportet.
2.1 Gjallërimi i jetës sociale për të rinjt nëpërmjet rritjes së pjesëmarrjes së tyre në aktivitete kulturore dhe sportive.
2.2 Përmirësimi  i  aksesit  në  aktivitete  të  kohës  së  lirë  për  fëmijët  në  njësitë administrative të Bashkisë Shkodër.
2.3 Zhvillimi dhe promovimi i sporteve ujore në Liqenin e Shkodrës.

3.   Socialet dhe shëndeti publik.
3.1 Konsolidimi dhe fuqizimi i shërbimeve komunitare në Qendrat Komunitare
“Për familjen” të ngritura në territorin e Bashkisë Shkodër.
3.2 Rritja e aksesit në shërbime të përkujdesit social për grupet në nevojë.

Shuma e fondeve për projektet e miratuara do të jetë nga 1.000.000 Lek deri 3.500.000 Lek.

OSHC-të mund të dorëzojnë më shumë se një projekt propozim nëse shuma totale nuk tejkalon shumën prej 7.000.000 Lek për gjithë kohëzgjatjen e projektit ReLOaD (Shkurt 2017 – Janar 2020).

Bashkia rezervon të drejtën të mos i alokojë të gjitha fondet që ka në dispozicion në rast se projekt-propozimet e paraqitura nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara. Kohëzgjatja e secilit projekt mund të shkojë nga 6 deri në 8 muaj. Projektet e përzgjedhura duhet të zbatohen në periudhën nga Maj/2019 deri në Dhjetor/2019.

PËRSHTATSHMËRIA/PRANUESHMËRIA:

Pjesëmarrja në këtë thirrje publike është e hapur, në baza të barabarta, për të gjitha OShC-të e regjistruara zyrtarisht (shoqata/organizata apo fondacion) në përputhje me ligjet dhe rregulloret e në fuqi në Shqipëri. Të gjitha organizatat e shoqërisë civile të interesuara mund të gjejnë informacion të hollësishëm rreth kushteve për aplikim si dhe për kriteret për financimin e projekteve në Udhëzimin për Aplikantë (Shtojca 6), pjesë përbërëse e dokumentacionit të thirrjes publike.

DOKUMENTACIONI:
Dokumentacioni i aplikimit për thirrjen publike të Bashkisë Shkodër do të jetë i disponueshëm nga    04/02/2019   pas dërgimit të një kërkese  me e-mail  në  adresën planifikimistrategjik@bashkiashkoder.gov.al ku duhet ta citoni emrin e organizatës së interesuar;
ose duke u paraqitur personalisht në Drejtorinë e Planifikimit Strategjik dhe Përmirësimit të Klimës së Biznesit, pranë Bashkisë Shkodër. Të gjitha informatat e nevojshme, si dhe një version elektronik i paketës së aplikimit mund të gjendet edhe në web-faqen zyrtare të Bashkisë (www.bashkiashkoder.gov.al) si dhe në web-faqen e UNDP (www.al.undp.org).

Me qëllim mbështetjen e OSHC-ve për të paraqitur aplikime në përputhje me kriteret e Udhëzuesit,  projekti  ReLOaD  do  të  organizojë  një  ditë  të  hapur,  trajnime  mbi  ciklin  e manaxhimit të projektit si dhe mbështetje specifike gjatë shkrimit të projekt - propozimit. Më konkretisht:

1.   Bashkia Shkodër do të organizojë një takim informues/ditë e hapur mbi Thirrjen e dytë publike, ku ftohen të marrin pjesë të gjitha organizatat e interesuara për të aplikuar në përgjigje të kësaj Thirrjeje. Ky takimi ka si qëllim, informimin e OSHC-ve mbi elementët kryesorë të Thirrjes, duke u fokusuar tek elementët më të rëndësishëm për OSHC-të. Për Bashkinë Shkodër takimi informues/dita e hapur do të organizohet gjatë muajit  Shkurt 2019. Më shumë detaje për  këtë aktivitet  do të jepen së shpejti nga Bashkitë përkatëse.
2.   Një trajnim tre ditor mbi ciklin e menaxhimit të projekteve për përfaqësuesit e të gjithë
OSHC-ve  të  interesuara  për  të aplikuar  në  kuadër  të kësaj Thirrjeje  për  Bashkinë Shkodër  do  të organizohet  gjatë  muajit  Shkurt  2019.  Trajnimi do  të fokusohet  në paketën e aplikimit të kësaj Thirrjeje, por do të përmbajë gjithashtu edhe njohuri të tjera më të gjera që lidhen me menaxhimin e projekteve. Më shumë detaje për këtë aktivitet do të jepen së shpejti nga Bashkitë përkatëse.
3.   Mbështetje  konkrete  për  OSHC-të  nëpërmjet  ofrimit  të  këshillave  për  shkrimin  e
projekt-propozimit. Në Bashkinë Shkodër, ekspertët e ReLOaD do të jenë të pranishëm në zyrat e Bashkisë, 4 ditë gjatë muajit Mars 2019, për të organizuar sesione trajnimi specifike me organizata të cilat  janë në fazën e shkrimit  të projekt  propozimit,  në kuadër të kësaj Thirrjeje. Më shumë detaje, do të jepen nga Bashkitë përkatëse.

Pyetje rreth ftesës publike mund të behën përmes e-mail adresës  registry.al@undp.org, duke iu referuar thirrjes publike. Pyetjet mund të dërgohen deri me 11/03/2019, ndërsa përgjigjet do të jepen me shkrim brenda 5 ditëve pune që nga data e pranimit të pyetjeve përkatëse. Për qëllime transparence, përgjigjet do t’u dërgohen gjithashtu të gjithë aplikantëve të mundshëm, ose do të botohen në faqen e internetit të bashkisë dhe/ose UNDP.

DORËZIMI I APLIKIMEVE:

Aplikimet e plotësuara (me të gjithë dokumentet mbështetëse) duhet të dorëzohen në tri (3) kopje të shtypura dhe një kopje elektronike (CD apo USB), të vendosura në një zarf të vulosur mbi të cilin është shkruar referenca e thirrjes publike, përmes postës zyrtare apo personalisht, gjatë ditëve të punës (e hëne – e premte), nga ora 09:00 deri ora 15:00, në adresat në vijim:

Bashkia Shkodër
Adresa: Rr. 13 Dhjetori, Nr.1
4001, Shkodër


Afati për dorëzimin e aplikimeve është data 18/03/2019, ora 15:00. Aplikimet e dorëzuara pas këtij afati do të merren parasysh vetëm nëse vula postare tregon se data dhe koha e dërgimit ka qenë para mbylljes së afatit zyrtar. Pjesa e jashtme e zarfit duhet të përmbajë titullin e thirrjes për dorëzimin e propozimeve, emrin dhe adresën e plotë të kandidatit, emrin e plotë të projektit dhe mbishkrimin   “Të   mos   hapet   përpara   hapjes   zyrtare.”   Formulari   për   regjistrimin   e dokumentacionit të pranuar lëshohet nga përfaqësuesi i bashkisë. Të gjithë aplikantët që kanë paraqitur propozime, pavarësisht nëse pranohen ose jo, njoftohen me shkrim për vendimin e marrë  për  projekt-propozimin  e  tyre  brenda  30  ditëve  pune  nga  mbyllja  e thirrjes  publike. Rezultatet do të publikohen në faqen e internetit të bashkisë  www.bashkiashkoder.gov.al në tabelën e njoftimeve të bashkisë, dhe në faqen e internetit të UNDP-

së (www.al.undp.org).

 Ju ftojmë të shkarkoni, të konsultoni dhe të plotësoni dokumentacionin e mëposhtëm të domosdoshëm për aplikim:

 

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës