Kërko

Arsimi

Bashkia Shkodër në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës mbështetur nga Banka botërore në kuadër të projektit “Cilësi dhe Barazi në Arsim (P-CBA) po zbatojnë projektin Ndërtim i Shkollës 9 –vjeçare Lagjia Mark Lula, Shkodër.
Objektivi i është të përmirësojë cilësinë e kushteve të të mësuarit për të gjithë nxënësit, dhe të rritë regjistrimin në arsimin e mesëm të përgjithshëm, veçanërisht për të varfrit.
Synimet e ndërmjetme janë përmirësimi i udhëheqjes, administrimit dhe qeverisjes së sistemit arsimor, përdorimi i metodave të reja të mësimdhënies nga mësuesit dhe të një llojshmërie më të madhe të mjeteve ndihmëse në shkolla, përmirësimi i cilësisë së infrastrukturës së shkollës dhe efiçencës së përdorimit të saj, dhe ndërmarrjes së hapave të parë për reformën e arsimit të lartë.
Shkolla 9 vjeçare Mark Lula, do të ndërtohet në lagjen Mark Lula,i përbërë kryesisht nga një komunitet i ardhur nga zonat rurale të Rrethit të Shkodrës, e vendosur në dalje të Qytetit të Shkodres në drejtim të Vaut të Dejës. Kjo zonë është duke u zgjeruar dita ditës me shumë ndertime. Parcela e vënë në dispozicion për këtë ndërtim është dhënë nga Bashkia Shkodër dhe ka një siperfaqe të sheshit prej 6970 m2.
Shkolla e re 9-vjeçare në lagjen Mark Lula, Shkodër është parashikuar në projekt që të ketë 27 klasa mësimi, 7 laboratore, bibloteka, salla e mësuesve, sallë polifunksionale, palestër, dushe dhe nyje hidrosanitare, zyrat e drejtorit dhe të administratës dhe të gjitha ambientet e nevojshme ndihmëse. Në ambientet e jashtme do të ndërtohen fusha të hapura për aktivitete të ndryshme sportive, sheshe kreacioni gjithashtu nuk mund të lëmë pa përmendur sipërfaqet e gjelbëruara të cilat do të krijojnë ambiente çlodhëse për nxënësit dhe stafin pedagogjik të kësaj shkolle. Nga ana tjetër këto sipërfaqe do të luajnë një rol mjaft të rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë së ajrit në këtë zonë.

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 9, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2020 - © Bashkia e Shkodrës